“Misioni im, t’i hap rrugën rinisë”; Basha: 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për çdo shqiptar
Kryedemokrati Basha u takua në Kavajë me një grup të rinjsh.
“Mos harroni entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Entuziazmi juaj është paralajmërimi i ndryshimit, por ndryshimi i vërtetë është përgjegjësia juaj. Gjithsecili prej nesh këtu një votë ka. Është përgjegjësia juaj që të dilni masivisht më 25 prill, që mos të lini asnjë shok, asnjë mik, asnjë familjarë që mund të votojë, pa dalë për të votuar. Vetëm kështu mund të vij ndryshimi. Vetëm duke dal të gjithë, duke votuar numrin 9 do të vij ndryshimi të cilin e duan dhe e presin dhe e meritojnë të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre”, tha Basha.
Lista e ligjeve dhe e koncesioneve që Lulzim Basha është zotuar se do i anulojë pas 25 Prillit është e gjatë, por se fundmi është shtuar edhe sistemi i fiskalizimit, të cilin demokratët e konsideroje afere korruptive, e cila duhet hetuar.
“Në fakt plani ynë është i qartë dhe i thjeshtë. Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, pasi i jepet fatura e energjisë dyfish krahasuar me dy vite më parë, pasi është rritur çmimi i naftës, pasi me çdo gjobë i merret fitimi i muajit, nganjëherë dhe i vitit. Kjo aferë do të hetohet deri në fund, ashtu siç kemi thënë prej ditës së parë, ashtu siç kemi denoncuar me fakte sepse për biznesin e vogël dhe të mesëm, që për ne fillon nga 140 milionë lekë të vjetra, do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve, janë dy garancitë që do të çlirojnë biznesin e vogël dhe të mesëm që është kolona vertebrale e ekonomisë”, tha Basha.
Kryedemokrati garanton se nuk do e prekë reformën në drejtësi, ndryshe nga sa e akuzon kundërshtari politik.
“Qeveria do i mbaje duart larg drejtësisë. Kjo është garancia që reforma të japë rezultatet që duan shqiptarët jo rezultatet që projektin në dhomat e errëta politikat e korruptuara përfaqësues të krimit të organizuar apo oligarkët”, tha ai.
Me herët Basha u takua me të rinjtë e Farkës, të cilëve iu përsëriti angazhimin se Partia Demokratike do anulojë ligjin e arsimit te lartë.
Fraksion.com