Rama nga Gramshi: Luftën me COVID mund ta fitojë vetëm shumica jonë qeverisës, me të tjerët harrojeni
Në një takim me të rinj në Gramsh, kryeministri Edi Rama tha se luftën me COVID mund ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse. Sipas tij “nuk ka shans” që të tjerët të mund ta kryejnë procesin e vaksinimit sikurse po vijon tani, për të fituar betejën me virusin.
“Këtë luftë me COVID do ta fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, harrojeni me ata të tjerët se vaksinimi do kryhet siç po e kryejmë e do e kryejmë ne deri në fund.
Harrojeni se Shqipëria që po ndërtojmë me shumë mund, nganjëherë edhe duke u rrëzuar e duke gabuar, mund të bëhet nga një tjetër forcë. Nuk ka forcë tjetër që mund ta bëjë Shqipërinë përveç bashkimit të shqiptarëve që besojnë te puna, mundi dhe jo te rruga e shkurtër. Nuk ka shans tjetër, çdo gjë tjetër është provuar, është përsëritur kaq shumë në histori”, tha Rama.
Fraksion.com