AktualitetPolitikëTë fundit

“Kërkoj votën tuaj”; Mimi Kodheli bën lëvizjen e rradhës, nxjerr ‘filmin me metrazh të shkutër’

“Unë kam lindur në Tiranë dhe jam fëmija i parë i familjes Vata”, nis tregimin e saj Mimi Kodheli përmes një video ku përcjell momentet më të spikatura të jetës së saj, që nga fëmjëria, shkollimi, jeta studentore e deri tek angazhimi i saj politik.

Si në një film me “metrazh të shkurtër”,  kjo video tregon rrugëtimin e Kodhelit që nga hapat e para dhe deri në majë të politikës ku qëndron sot, përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në takime të rëndësishme shtetëtore të posteve që ka mbajtur.

“Zonja e hekurt” e politikës shqiptare, tregon se si u bë e para nënkryetare grua e bashkisë më të madhe të vendit, Tiranës, e para grua në postin e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, shqiptarja e parë në postin e  Zëvendëspresidentes të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Më tej Kodheli iu drejtohet zgjedhësve të saj ku kërkon votën e tyre për tu shërbyer vendit dhe njerëzve siç thotë ajo.

Mimi Kodheli mban numërin 21 në listën e kandidatëve të PS për qarkun e Tiranës dhe kandidon në zonën e Farkës.

Për të pasur një vend në Kuvendin e ri të Shqipërisë për katër vitet e ardhshme, Mimi Kodhelit i duhen 10 mijë vota preferenciale.

Video e postuar në Facebook nga Mimi Kodheli:

https://www.facebook.com/kodheli.mimi/videos/758281984824517

 

Fraksion.com