“Ish miku i Çimit mbiu në Vlorë”; Gra e vajza braktisin LSI-në, i bashkohen PS; Gjiknuri: Drejt fitores më 25 Prill
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me gra e vajza ish anëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjiknuri vlerësoi kontributin e këtyre grave gjatë 4-vjeçarit të kaluar, duke theksuar se bashkimi rreth Partisë Socialiste do të bëjë këtë forcë edhe më tw suksesshme për të arritur fitoren masive më 25 Prill.
“Familja jonë politike dhe sidomos pjesa më e mirë e saj që është pjesa e grave dhe vajzave që ne kemi qoftë në ekip, qoftë në familjen tonë politike, zgjerohet me shumë vullnetar dhe mbështetës të tjerë drejt fitores së 25 Prillit. Në fakt, ka arsye pse po na bashkohen shumë dhe nuk është dhe rastësi pse janë mërzitur krahu tjetër, qoftë dhe ish miku i Çimit, që mbiu në Vlorë a thua se e ka dërguar Perëndia të mbrojë të drejtat e vlonjatëve apo do të monitoroj procesin zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë këtu nuk është se po ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme por janë qytetarët e thjesht sidomos gratë dhe nënat e Vlorës dhe janë të parat në Shqipëri që e refuzojnë dhunën. Refuzojnë politikën e përçarjes. Nuk ka nevojë të na mbijë dikush nga Presidenca e të na thotë se do ruajë standardet zgjedhore. Ne spo bëjmë gjë tjetër veç po komunikojmë më të gjithë qytetarët e Vlorës për punët që janë bërë”, theksoi Gjiknuri.
Në cilësinë e organizatorit të takimit, Shkëlqim Selami, ish deputet I Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se vota për Partinë Socialiste është detyrim ndaj Kryeministrit Rama dhe trasformimit që i ka bërë qytetit.
“Jemi sot këtu për të mbështetur maksimalisht të ardhmen tonë, të ardhmen e qytetit tonë, për të mbështetur Edi Ramën dhe për të mbështetur Partinë Socialiste. Faktikisht, sot Vlora dhe Qarku por edhe gjithë Shqipëria po prek të ardhmen europiane, ndaj ju bëj thirrje të gjitha ju zonjave, të bashkohemi të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë. E shikoni shumë mirë se çfarë është bërë në qytetin tonë, janë bërë disa investime strategjike”, u shpreh Selami.
Fraksion.com