AktualitetPolitikëTë fundit

“Bota është e guximtarëve dhe e punës”; Rama në Gramsh: Premtimet e opozitës shqiptarët i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu e Xhaferri!

Nga Gramshi i vendosur në një peisazh me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, Kryeministri Rama dha disa mesazhe shumë të forta në një bashkëbisedim me të rinj dhe të reja të këtij qyteti.

Ai  u shpreh se sot Shqipëria nuk ka asnjë krahasim me atë që ishte para 7-8 vitesh por që është larg së qeni ëndrra e të rinjve.

Të rinjve të Gramshit, Rama ua bëri të qartë rrugën e progresit dhe suksesit në jetë. Ai tha se puna dhe djersa e përditshme të çon në majë.

“Këto projektet e opozitës shqiptarët, prindërit tuaj, i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri. Nëse këto do të funksiononin do t’i bënin edhe të tjerët. Ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë arritur këtu ku janë me punë çdo ditë, duke fituar çdo ditë ato sfidat e vogla që bëjnë diferencën. Asgjë nuk bie nga qielli përveçse shiu. Asgjë nuk del nga toka përveçse me sakrificë, me djersë, me punë.

Jeta është një malore dhe kjo botë e guximtarëve, e njerëzve të vendosur dhe atyre që nuk tallen dhe jo të atyre që e bëjnë suksesin e lehtë. Ne sot duhet të bashkohemi, të ndajmë shumë qartë rrugët mes rezistencës, punës, durimit, vendosmërisë, kurajës, sakrificës dhe asaj që kemi parë në të shkuarën”, tha Rama.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com