AktualitetKosovaTë fundit

“Bashkëqytetarët po na vdesin në Prishtinë”; Abdixhiku – Kurtit: Marrja me zgjedhjet në Shqipëri tregon papjekuri, fillim i dobët – mbani përgjegjësi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Albin Kurtin, shefin e Qeverisë që ditëve të fundit është marrë me zgjedhjet e protestat në Shqipëri, derisa në vend po vazhdon të jetë i lartë numri i personave të infektuar dhe që po vdesin nga COVID 19.

Abdixhiku ka shkruar se marrja me zgjedhjet në Shqipëri tregon papjekuri dhe papërgjegjësi.

“Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi. Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot”, ka thënë ai.

Sipas tij, pozita i ka braktisur njerëzit e vet në kulmin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

“Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet. Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi”, tha Abdixhiku.

Shkrimi i plotë:

Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi.

Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!

Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet.

Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!/Express

 

Fraksion.com