AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëri-Turqi: Nënshkruhet projekti i përbashkët i restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat

Kryeministri Edi Rama priti sot në Gjirokastër, Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, me të cilin u nënshkrua projekti i përbashkët i restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

Kryeministri theksoi se në kuadër të kësaj vizite “u nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit”.

Kryeministri e priti ministrin turk në një godinë karakteristike gjirokastrite, e restauruar së fundmi dhe e çelur dy ditë më parë.

Marrëveshje të veçanta u nënshkruan mes ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy dhe Ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com