AktualitetTë fundit

Operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet

Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “NënëTereza” rinisën sot, pas një bllokimi prej më shumë se 2 ditësh, për shkak të ndalimit të punës së 38 kontrollorëve të trafikut ajror pasi deklaruan paaftësi për punë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, tha ministrja.

Një ditë më parë u bë e mundur rinisja e fluturimeve esenciale të cilat janë fluturimet humanitare, emergjente, shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake.

 

Fraksion.com