AktualitetPolitikëTë fundit

“Janë bërë si grup hijenash”; Rama: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull; Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL-së

Nga Saranda ku ka zhvilluar një takim me qytetarët bashkë me ekipin e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Teksa tha se udhëheqësit e vërtetë të opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke e cilësuar Lulzim Bashën si “kukull të kurdisur”, Rama akuzoi presidentin se hiqet si kandidat i PD në Vlorë dhe zhvillon betejë skutash, sipas tij duke u takuar edhe me subjekte të OFL.

Ndalur te ngjarja më e fundit në Rinas, ku u pezulluan fluturimet për 24 orë për shkak se kontrollorët ndërprenë punën, sipas kryeministrit Rama, Meta dhe Berisha tentuan të merrnin peng aeroportin. Duke folur për programin e PS, Rama tha se “Shqipëria 2030” do ta kthejë vendin në kampion të turizmin në Ballkan. Ndërkaq Rama theksoi se janë duke punuar që të shkëputet zinxhiri i infektimeve në mënyrë që sezoni turistik të ketë me shumë të tepër prurje turisteve.

“Është kënaqësi e madhe të shijosh në këtë orë dhe temperaturë fantastike këtë hapësirë të re që po merr formën e vet përfundimtare duke i dhënë Sarandës një vlerë të re, duke i ofruar të gjithëve vizitorëve të saj mundësi të re, për të shijuar këtë bregdet, pa qenë të detyruar të shtyhen me njëri-tjetrin apo të përballen me një shëtitje që shoqërohet nga gropa edhe nga pengesa të shumta, siç ishin ato që e karakterizonin këtë hapësirë më parë. Nga ana tjetër, është kënaqësi të mendosh që kjo hapësirë do të vendoset në dispozicion të turistëve, ku ne jemi duke punuar çdo ditë, e natë me këmbëngulje të madhe të shkëpusim zinxhirin e infektimeve dhe kushteve të imponuara nga pandemia, sezoni turistik të jetë me shumë të tepër prurje turisteve dhe me të ardhura të atyre që jetojnë me turizëm.

Ne sot ishim në disa nga pikat e tjera të kësaj zone, ku pamë nga afër ndryshimet që vazhdojnë, që nga uji 24 orë, pas 100 vjetësh në Delvinë ku po përfundon një investim cilësor dhe së shpejti familjet do të kenë në çezmë atë që i është premtuar në vite dhe vite të tëra, tek pjesa tjetër, në zonën e Finiqit, ku kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme, por edhe në zonën e Konispolit ku sot prodhohet më shumë se në kohën që cilësohej e artë e kooperativave, falë punës së tyre, por të mbështetur fuqimisht nga ne”, tha Rama.

Kandidati Meta u premton njerëzve se do u nxjerrë të afërmit nga burgu’, Rama: Opozita duhet kundërvotuar fuqishëm, janë grabitës të pronave

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Himarë me përfitues të certifikatave të pronësisë, ku  tha se ka filluar dhënia e titujve.

“Me ligjin 20/20 u hap rruga e regjistrimit për herë të parë të tokave bujqësore në bregdet për ata që nuk regjistronin dot pronat e tyre dhe as nuk merrnin dot certifikatat e pronës”, thotë Rama.

Nga ky takim ka hedhur akuza ndaj listës së opozitës në Vlorë duke thënë se në 25 prill ata duhet të kundërvotohen sepse sipas Ramës përfaqësojnë interesa të dikujt tjetër, duke përmendur këtu edhe presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë i konsideroi kundërshtarët politikë me pronë-marrës ndërsa theksoi se çështja e pronës në jug të vendit është futur në brazdë.

“Po bisedonim me Damianin për mundësinë për t’i hapur rrugë krijimin e një porti turistik këtu në Himarë. Studimet kanë nxjerrë që është shumë e thellë pjesa atje dhe del me një lloj kosto të lartë. Me këto ndërhyrjet Vunoit e keni parë sa është rritur vlera. Po krijohen kushtet. Sa të bien në temperaturë normale të gjithë se janë të gjithë me temperaturë të lartë se unë i njoh, e kam temperatura ime. Do jenë pika të forta të turizmit elitar.

Tani e kemi futur në brazdë çështjen e pronës. Zgjidhja është gjetur, Ndërkohë që po të shikoni listën e tyre, është listë pronë-marrësish jo punëmarrësish apo punëdhënësish. Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini me botën e errët të grabitjes dhe tjetërsimit të pronave dhe përfaqësojnë interesa shumë të qarta të tjetërkujt. Prandaj kanë ardhur në qarkun e Vlorës. Që nga tuneli deri në Ksamil.

Ka filluar dhënia e titujve. Ndërkohë që unë do të kapja aspektin tjetër. Do të shikoni listën e tyre është në rradhë të parë një listë pronëmarrësish. Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini por që duhet dhe të tjerët ti mësojnë me të gjithë botën e erret të grabitjes së pronave. Dhe përfaqësojnë interesa shumë të qarta të tjertërkujt, prandaj kanë ardhur në Vlorë sepse asnjë nuk banon në Vlorë.

Kjo është një arye më shumë përtej të gjithë arsyeve, që ata të kundërvotohen fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm dhe kanë treguar se çfarë mund të bëjnë me pronat. Iu kujtohet mirë ajo revolta e orikumit është po ajo bazë nga njëra anë ana tjetër dmth është e pronave poshtë. Jeni shumë shumë të qartë për këtë dhe uroj që njerëzit të jenë vigjilentë sepse ata duhen kundërvotuar fortë të lihen me 1 ose 2 deputetë. Të krasitet ajo pemë e kalbur që duan të mbillet politikisht.

Për kadidatin tjetër Ilir Metën sdua të zgjatëm shumë se ju e patë çndodhi 2 ditë më parë. Tani është zhvendosur në Vlorë dhe është qartësisht në një vzhdë ë që nuk flet për asgjë të mirë nuk lë të parashikohet asgjë e mirë në ato takimet e skutave me subjekte të OFL dhe gjykatës e prokurorë të korruptuar. Duhen kundërvotuar shumë fort. Vota këtu për PS është votë për ti kundërvotuar fort por edhe që ne të vazhdojmë punët”, tha Rama

 

Fraksion.com