AktualitetOp-EdTë fundit

“Akt terrorist?”; Ngjela: Areoporti i Rinasit u hap; Terrorizmi ndërkombëtar ka pasur disa çështje… janë thirrur kontrollorë të huaj

“Areoporti i Rinasit u hap. Janë thirrur kontrollorë të huaj për të filluar punë.

Sigurisht, kur thashë dje se nesër hapet aeroporti, e dija nga ngjarje të ngjashme si kjo, në vende të tjera, në lidhje me çështje të tilla..

Por, duhet të kemi parasysh se: me kullat e vrojtimit të aeroporteve me fluturime të shumta civile, terrorizmi ndërkombëtar ka pasur disa çështje.

Po kjo çështja e Aeroportit të Rinasit, a hyn në një dyshim të tillë për akt terrorist?

Alibia që nga disa kontrollorë u shpreh prej tyre me shprehjen: “kam stres dhe s’mund ta vijoj punën”, e fut çështjen në një dyshim të një krimi të rëndë.

Të shohim çfarë do të sjellë hetimi që ka nisur.

Duhet pritur, se nuk besoj që kjo çështje të mos i nënshtrohet një hetimi ndërkombëtar të nivelit të lartë profesional. Është një banditizëm kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duhet pritur hetimi…”, shkruan avokati Spartak Ngjela në rrjetin social.

 

 

Fraksion.com