AktualitetEkonomiTë fundit

Aeroporti i Kukësit drejt funksionit/ Botohet vendimi në Fletoren Zyrtare

Aeroporti i Kukësit është drejt funksionit dhe pritet që në pak ditë të realizohet edhe fluturimi i parë.

Në Fletoren Zyrtare është botuar hapja zyrtare e pikës së kalimit kufitar ajror, ku shtetasit mund të qarkullojnë.

Aeroporti i ri në Kukës i cili do të hapet së shpejti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed”.

Këtë e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga aeroporti i cili mendohet të hapet brenda këtyre ditëve.

Sipas informacioneve nga ministria, fluturimi i parë do të ndodhë më 18 prill.

Kujtojmë se kryeministri dje nga Tepelena tha se hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë arsyeja që sipas tij shtyu presidentin Meta dhe ish-kryeministin, Berisha për të krijuar situatën me aeroportin e Rinasit, duke akuzuar se ata fshihen pas revoltës së kontrollorëve për të bllokuar punën.

 

Fraksion.com