“Mbylle kullën…kam guxim, por jo deri këtu”; Zbardhen bisedat në WhatsApp që fundosën 3 kontrollorët e arrestuar
Janë zbardhur bisedat në grupin e WhatsApp, që kanë fundosën 3 kontrollorët ajror të cilët janë arrestuar si organizator që nxitën pezullimin e punës në Aeroportin e Rinasit. Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polici edhe Emiljanoi Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.
“Mua dhe Lolën na pushuan se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të gjithë bashkë, e prekën fundit”, është ky një nga mesazhet e gjetura në aplikacionin WhatsApp, mes Flora Ndreca, një ndër të arrestuarit që komunikon me një punonjës tjetër. Nga ana tjetër, Muhin Mezini është ai që u ka shpërndarë punëtorëve të tjerë formularin e deklarimit tëqpaaftësisë në punë dhe duke i shpjeguar se si duhet ta plotësonin.
Armando Fezga komunikon me Eldi Dervishin dy ditë më parë, më 6 prill rreth orës 11:34 ku i shkruan “Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin. Më në grupin e WhatsApp, një nga kontrollorët i quajtur Hajredini i shkruan Armandos “Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë”, ndërsa Klesti, një tjetër prej kontrollorëve shkruan “Mbylle kullën”, Hajredini i përgjigjet: Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes.