AktualitetTë fundit

“Mbështeste financiarisht LSI-në”; Hoxha flet për “Kumbarin” e Shkodrës: Ishte i përfshirë në fushatë

Vetëm pak ditë më parë u ekzekutua me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës.

I njohur si “Kumbar droge”, Pllanaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Rreth 7 vite më parë, i dyshuari si trafikant narkotikësh arriti t’i shpëtonte policisë.

Ai u qëllua për vdekje teksa udhëtonte me makinën e tij.

Por lidhur me këtë ngjarje të rëndë gazetari Artan Hoxha tregoi disa detaje në emsionin “Arnautistan”, në MCN TV.

Ai tha se Bardhok Pllanaj ishte investuar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit dhe mbështeste në burime njerëzore dhe financiarisht LSI-në.

“Vrasja e Pllanajt ka tronditur Shkodrën, ai ishte i njohur.

Ai ishte njeri që negocionte dhe nuk i çonte punët tek plumbi. Ai ishte investuar në fushatën e tanishme për të kthyer nderet që i kishin bërë.

Ka qenë mbështetës i LSI dhe ka qenë mbështetje në burime njerëzore dhe mbështetje financiare. Ishte personazh i përfshirë në fushatë në këto zgjedhje.

Më problematike gjatë kësaj fushate është Shkodra se sa Elbasani. Janë të përfshirë në fushatë dhe kjo nuk më lë shije të mirë.

Këto personazhe në fushatë shërbejnë për të motivuar forcën që mbështesin, sigurojnë paprekshmëri, dekurajojnë elektoratin gri duke e penguar të dalë në votime, këto nuk sjellin volum votash, por krijojnë pasiguri tek kundërshtari. Për mua më problem teka ata është financimi që bëjnë tek zonat e varfra.

Atyre nuk u kushton gjë, një bukë kokainë në tregun me pakicë u kushton 100 mijë euro. Interesat e tyre varen nga zhvillimet politike. Sot jemi në faqen që politika komandon krimin, ende krimi nuk vendos. Janë politikanët ata që i thërresin”, tha Hoxha.

 

Fraksion.com