“Jeta juaj është në dorën e këtij”; Kreshnik Spahiu poston videon: Shikojeni krye grevistin që paguhet 4400 dollarë por është i stresuar nga reforma
Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar në lidhje me pezullimin e fluturimeve në Rinas për shkak se kontrollorët ndaluan punën duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se janë të stresuar si pasojë e shkurtimit të pagave.
Me një shënim në Facebook, Spahiu sjellë disa raste nga vende të ndryshme të botës, ku kompanitë ajrore u detyruan të shkurtonin personel, apo edhe u mbyllën, si pasojë e krizës që solli pandemia e COVID.
E ndërsa kontrollorët shqiptarë janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, ju shkurtua disa muaj në 2400 euro.
“Lufthana ka nxjerrë 60% personelit pa punë, Alitalia ka shkarkuar 30% personelit, në Berlin u mbyllën 2 aeroporte: Tegel dhe Schönefeld. 100% e kontrolleve gjerman dolën papunë.British-Airëay ka shkurtuar 28% punonjësit.Afro 20 kompani fluturimi kanë shpall falimentin.Zyrtarisht fluturimet në 2021 janë ulur 50% për shkak të Pandemisë.Kontrollorët shqiptar janë të pakënaqur që rroga 4000 euro, ju shkurtua disa muaj në 2400 euro”, shkruan Spahiu.