“Identifikimi i jep zgjidhje çdo problemi”; Kodheli: Të vetëdijshëm se kemi ende për të bërë në mandatin e tretë
Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe Kandidate e Partisë Socialiste për deputete në Qarkun e Tiranes me Nr. 21, Mimi Kodheli tha sot identifikimi bën të mundur për t’i dhënë zgjidhje çdo problemi.
Ajo ka qënë sot në Lagjen 13 për të “parë nga afër banesat e reja që po hedhin shtat pas tërmetit.”, siç shkruan Kodheli.
Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se partia e saj e meriton mandatin e tretë pasi është në valën e punëve të nisura pë të zhdukur pasojat e lëna nga tëtmeti.
“Jemi të vetëdijshëm se kemi ende për të bërë e për këtë meritojmë mandatin e tretë”, shkroi Kodheli në rrjetin social.
Postimi:
Fraksion.com