AktualitetTë fundit

Avokati pas urdhër-ndalimit të 3 kontrollorëve: Nuk mund të ndalohen për komunikime në një grup Whats app-i! Njëri prej tyre sapo ka kaluar COVID

Avokati i tre kontrollorëve Armando Fezga, Flora Ndreca, dhe Muhir Mezini ka folur në një prononcim për mediat, duke u shprehur Prokuroria i akuzon shtetasit e lartpërmendur për  “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Sipas avokatit nuk ka vepër penale për këtë rast, pasi kontrollorët nuk janë punonjës të një institucioni shtetëror. Mes të tjerash ai tha se prova e vetme janë bisedat e kontrollorëve mes tyre në një grup në aplikacionin ‘Whatsapp’.

“Sapo kanë mbaruar procedurat për njoftimin e urdhër-ndalimit e 3 kontrollorëve; Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini, të cilët akuzohen nga prokuroria për ‘Shpërdorim detyre’. Na është dhënë një dispozicion një kopje të procesverbalit. Kjo është sa i përket pjesës informative. Zoti Fevzo sapo ka kaluar COVID dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar paraburgimin në një afat prej 48 orësh. Gjykoj se akuza është një akuzë që nuk mund të ngrihet ndaj një punonjës të kompanie anonime, por ndaj një punonjësi që punon në institucion shtetëror. Se di se për çfarë është vendosur kështu. Të gjithë të ndaluarit i kanë firmosur me kundërshti ato procesverbale, me arsye se ajo çka është e shkruar në procesverbal është një stisje dhe keqinterpretim i atyre mesazhe në Whatsapp.

Janë komunikime në një chat grupi, që janë konsideruar si prova nga organi i akuzës. Është e vërtetë që Albcontrol është një shoqëri me vetëfinancim, por është shoqëri në pronësi të MIE. Dhe kjo ministri kishte mundësi që të bënte financim dhe përmes huasë. Sikurse ka marrë hua për investimet, mund ta bënte dhe për pagat.”, tha ai.

Ndërkohë që pyetjes se kjo masë u dha me pretendimin se kishte gjasa që kontrollorët të largoheshin nga vendi, avokati kujtoi faktin se avionët nuk punojnë.

 

 

“Asnjë nga kontrollorët nuk kanë dashur të largohen, është pretendim pasi nuk ka asnjë provë që mund të provohet. Ata kontrollorë kanë qenë këtu të gjithë. Dhe më çfarë do të largohen?! Se avionët nuk punojnë.”, tha ai.

 

Fraksion.com