AktualitetPolitikëTë fundit

“Ambasadorët më kanë arrdhur në zyrë për vaj ulliri”; Basha: Kanë qenë edhe në zyrën e kryeministrit. Ai nuk ka lëvizur gishtin për këtë punë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një fabrikë të përpunimit të ullirit në qytetin e Belshit. Pronari i fabrikës, Besim Leka, tha se edhe pse prodhimi është i madh, mungesa e tregut ka bërë që shumë vaj t’u mbetet stok fermerëve.

“Fabrika ka 20 kuintal në orë, 15 punon zakonisht, janë kënaqur dhe fermerët këtu nga puna që bëhet. E keqja është se nuk ka treg. Nuk ka treg fare! Ja dhe sivjet që kemi patur shumë ullinj, ka ngelur vaji nëpër shtëpitë e fermerëve. Është shumë e keqe kjo punë janë plot. Prodhimi nuk shitet. Këto janë të këqijat. Duhet të ndihmojë qeveria. Vetëm qeveria mund të bëjë diçka për këto.”  u shpreh Besim Leka.

Basha e ka konsideruar vajin e ullirit si një produkt që Shqipëria e ka mundësinë ta eksportojë në tregjet e huaja, ajo që duhet është vetëm mbështetja e shtetit që ka munguar në 8 vitet e fundit. Ai u zotua se me qeverinë tij, ndihma e parë që do të kenë prodhuesit e vajit do të jetë subvencioni për të ngopur tregun vendas dhe depërtimin në tregun e huaj me anë të certifikimit të tij.

“Aftësia për ta eksportuar, dhe për ta eksportuar me çmime të mira është tërësisht në dorën e shtetit. Pra kryesorja është që të garantojmë që vaji ynë të arrijë në tregjet e huaja. Për këto duhet të bëjmë dy gjëra: E para e punës certifikimin, që është detyrë 100 për 100 e shtetit. Dhe e dyta këtë që the, me diplomacinë ekonomike të garantojmë atë që the tregun e vajit të ullirit. Tani po të them diçka, në zyrën time si kryetar opozite kanë ardhur ambasadorë të huaj të cilët janë interesuar për të marrë vajin shqiptar për tregjet e vendeve të tyre. Deri sa kanë ardhur tek unë, mendja ta do që kanë qenë edhe në zyrën e kryeministrit. Nuk ka lëvizur gishtin për këtë punë.

Dhe subvencionet me programin tonë do të jetë ndihma e parë që do të keni. Që do të thotë kosto do të jetë edhe më e ulët, e para. E dyta, që të mos mbetet kështu, të depërtojë, e para punës të ngopë tregun vendas. Po të shkosh në Tiranë, të futesh në supermarkatat e Tiranës më kollaj e ke të gjesh vajin italian sesa vajin shqiptar. Kur ta sjellësh t’i me çmim konkurrues me çmimin e vajit Italian atëherë edhe supermarkata edhe dyqani ushqimor i lagjes do ta shesë aty dhe qytetari të zgjedhë një vaj që është cilësor me çmim të pranueshëm. E dyta që është absolutisht e mundur është që ne ta eksportojmë vajin se eksportimi i vajit bëhet vetëm kur qeveria bën detyrat e saj që ta certifikojë dhe e dyta lë lidhë marrëveshje. Aty pastaj qeveria e kap lepurin me qerre, sjell ti vaj tek unë merr edhe vajin tim ose përndryshe jek e jek. Pra kemi mundësi të jashtëzakonshme për të gjitha prodhimet tona, për të gjitha edhe për shalqirin edhe për mandarinën edhe për portokallin por ama për vajin e ullirit që është një treg i cili po rritet. Vit për vit rritet. Vit për vit rritet nuk e di se sa përqind. Për disa prodhime, për disa mallra ushqimore, për disa prodhime ushqimore, perspektiva globale është e shkëlqyer. Qeveria jonë do ta ketë prioritet eksportin e vajit të ullirit dhe subvencionimin e fermerit shqiptarë. Certifikimi i vajit të ullirit, sigurisht dhe mbështetja ndaj përpunuesve do të bëje te mundur që ne tregun tonë ta sjellin më çmim konkurrues dhe në tregjet e jashtme po kështu ta sjellim me cilësi të lartë dhe çmim konkurrues dhe ne këtë mënyrë dalim edhe ne edhe konsumatorët tanë. Kur them ne e kam fjalën edhe fermeri, edhe përpunuesi, edhe shteti.”  tha Basha.

 

Fraksion.com