AktualitetPolitikëTë fundit

“Ai bredh në Shqipëri”; Basha në Cërrik: Rama të tregoj ç’ka bërë në 8 vite! Nuk vjen as në debat se është frikacak

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në një takim me fermerët në Cërrik. Ai premtoi se qeveria e tij e dalë nga 25 prillit do t’i gjendjet pranë bujqve, të cilëve do u jap vendin e duhur.

” Unazën e Tiranës se mbaruan dot, ne bëmë 2 tunele! Bujku shqiptar do të futet në treg, se sot jeni jashtë tregut, fëmijët po shkojnë në emigracion, ku angazhim do të marrë fund menjëherë nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, në programin tonë për pronarët prioritet është që të jepet fund mungesës së tapive. më këto zgjidhje e financime, jo vetëm do të ngrini kokën, por ktheheni në një fuqi ekonomike më vete”, tha Basha.

Ai ka pasur edhe akuza për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur si “frikacak”.

“Detyra e tij është të thotë ca ka bërë me premtimet e tij në këto 8 vite, nuk vjen as në debat se sado që fryhet dhe trash zërin, është frikacak se ka dështuar. Unë kam një program konkret, ai bredh në Shqipëri dhe merret vetëm me opozitën. Ku i ke premtimet që ke dhënë, edhe 4 vite të tjera kështu, apo ndryshim?