AktualitetPolitikëTë fundit

Vokshi dorëzon padinë në SPAK: Askush nuk është kundër legalizimit, por kundër përdorimit në fushatë

Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Albana Vokshi u shpreh sot se askush nuk është kundër legalizimit, por kundër përdorimit për fushatë të një procesi që u takon njerëzve me ligj dhe duhet të kishte përfunduar.

Nga njësia nr. 9 në Tiranë, Vokshi tha se “këtu po kryhet një krim tjetër elektoral, sepse Ogerta Manastirliu tek njësia 9 apo Ulsi Manja tek njësia 11, po shkojnë të premtojnë legalizimet, kur u takon me ligj”.

“Po bëjnë një krim elektoral që duhet hetuar urgjentisht nga SPAK. Unë e kam dorëzuar në SPAK kallëzimin, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Erion Veliaj, Artan Lame, kushdo i përfshirë në këtë krim elektoral, pas datës 25 do të shkojë para drejtësisë. Kushdo që ju troket më derë nga këta, mos ia hapni, sepse po ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Kjo nuk është një betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por për të ardhmen e familjeve tona, është një betejë mes dështimit dhe prosperitetit”, – tha Vokshi./atsh

 

Fraksion.com