“Një zë i fortë për t’u degjuar”; Kodheli: Mbështetja e një komuniteti kaq të madh nuk do të mungojë në 25 prill
Mimi Kodheli që mban numërin 21 në listën e kandidatëve për deputetë të PS për Qarkun e Tiranës, është çdo ditë pranë zgjedhësve të saj në njësinë 13 .
Ajo bashkëbisedon me ta “për të marë mendimin e tyre për punët e bëra, e po ashtu mbështetjen e një e një komuniteti kaq të madh që nuk do të mungojë në 25 prill”, shprehet Kodheli.
Ajo ishte sot në takim me komunitetin tepelenas në njësinë 13. Mimi Kodheli tha se ky komunitet mban lidhje të ngushtë me njëri-tjetri njësoj sikur të ishin në vendin e lindjes.
“I bashkon i njëjti interes dhe bindja se vetëm duke ndenjur bashkë do të mund të jenë një zë edhe më i fortë për tu dëgjuar.”, tha Kodheli.
Ish-ministrja e Mbrojtjes është deputete që prej vitit 2009, kur për herë të parë u ndryshua sistemi zgjedhor nga gara ballë për ballë (mazhoritar) dhe u kalua me lista apo siç quhet ndryshe proporcional rajonal.
Ajo po punon fort që në zgjedhjet e 25 prillit të sigurojë mbi 10 mijë vota preferenciale për të qenë sërish në Parlament.
Postimi i Mimi Kodhelit:
Fraksion.com