AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Kontrollorët të vijojnë punën pa ndërprerje! Kryeministri në detyrë të mbledh mendjen, i ftoj të gjithë edhe ambasadorët në dialog për të shuar këtë tension artificial

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp nga Vlora në lidhje me pezullimin e fluturimeve në Rinas pasi kontrollorët ajror vendosën të shpalleshin të paaftë për të punuar për shkak të stresit që ka shkaktuar ulja e pagave të tyre. Meta tha se ai është njohur me shqetësimet e tyre më 31 mars ku ka pasur një takim dhe u ka kërkuar që të vijojnë punën pa ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike për qytetarët dhe madhore për sigurinë kombëtare. Meta shtoi se ai i ka kërkuar qeverisë që të zgjidhë çështjen përmes dialogut.

“Cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm sigurinë kombëtare por dhe sigurinë ndërkombëtarë, jemi vend anëtarë i NATO-s kemi detyrimet tona, është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët. Prej më shumë se 10 muajsh shoqata e kontrollorëve ka ngritur shqetësimet saj, ndaj institucioneve tona por edhe atyre europiane ku ne kemi detyrimet tonë dhe janë mjaft të vëmendshëm ndaj hapësirës sonë që është edhe e NATOS. Unë kam pasur me ta një dialog më 31 mars dhe një takim që është bërë publik dhe ka një qëndrim të qartë për presidentin e dhe për publikun. Ata më thanë se të drejtat e tyre ishin cenuar dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. U kam thënë kontrollorëve që të vijonin të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi kjo është një çështje jetike dhe madhore për sigurinë kombëtare por dhe detyrim madhor si anëtar i NATO. Në çdo kohë duhet të kontrollohet cilësia e punës dhe duhet të vijojnë punën pavarësisht cenimit të të drejtave, pasi do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe se ishte detyrim i tyre të vijojnë punë dhe jo për hatër të qeverisë apo meje. U kam kërkuar që qeveria dhe institucionet përgjegjëse të japin zgjidhje përmes dialogut”, tha Meta.

 

Fraksion.com