AktualitetPolitikëTë fundit

Balluku: Kulla e kontrollit është ndërtesë e sigurisë së lartë, po merret në kontroll nga ushtria (VIDEO)

Ministrja Belinda Balluku tha në Report Tv se Kulla e Kontrollit është marrë në këtë moment në dorë nga ushtria pasi është ndërtesë e sigurisë së lartë.

“Në aeroport në këto momente ka shkuar ushtria pasi ndërtesa është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe duke qene se kontrollorët e trafikut ajror e kanë braktisur detyrën dhe pavarësisht që qëndrojnë në ndërtesë është i bllokuar. Ajo do të merret në kontroll nga ushtria”, tha Balluku.