“100 ditë, 100 arritje”; 100% e territorit sot mbulohet plotësisht nga Policia e Shtetit, nga 55% që ishte në 2013
Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend gjatë viteve të fundit.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa përqind e territorit mbulohet sot nga Policia e Shtetit, 70% apo 100%.
“100% e territorit shqiptar sot mbulohet plotësisht nga Policia e Shtetit, nga vetëm 55% që ishte në vitin 2013”, tha Rama.
Besueshmëri e qytetarëve tek Policia e Shtetit u konfirmua dhe në anketimin suedez ku puna e Policisë së Shtetit në shumë aspekte qëndron në mesataren e vendeve të BE-së.
Nga ky anketim rezultoi se 80% e publikut ndihet i sigurtë. Shifër kjo shumë e afërt me mesataren e vendeve të zhvilluara të BE, që rezulton 81%, ndërkohë që në vitin 2013, Shqipëria këtë mesatare e kishte 63%, ose 17% më pak se sot.
Fraksion.com