AktualitetPolitikëTë fundit

“Vëlla i dashur na ndihmo!”; Opozita kundër Albin Kurtit për vaksinat që do dhuronte Shqipëria

“Vëlla i dashur na ndihmo”, kjo është thirrja publike që i ka bërë nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, kryeministrit Edi Rama, për hapjen e disa qendrave vaksinimi për kosoavrët. Edhe përse Albin Kurti i refuzoi vaksinat kineze që Shqipëria do të dhuronte për vaksinim e personelit shëndetësor dhe të mësuesve, opozita shprehet se vendi është në gjendje kritike dhe është i nevojshëm vaksinimi për të mos humbur më jetë njerëzish.

Ndërkaq, Haliti është shprehur se institucionet në Kosovë po neglizhojnë sigurimin e vaksinës ndërkohë vendi që po vuan rëndë nga pandemia. Ai i kërkon Ramës të veprojë sa më shpejt si në rastin e vaksinimit të personelit shëndetësor në Kukës.

Por, nënkryetari i LDK-së shtoi se është i gatshëm të marrë çfarëdo lloj vaksine me të cilat po vaksinohen edhe shqiptarët.

“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e personelit shëndetësor të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksinuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, shkruan Haliti.

 

Fraksion.com