Palmer vizitë virtuale në Shqipëri. Bisedë me Ramën, Metën dhe Bashën sot
Shprehja “Big Brother po ju vëzhgon”, aktualizohet gjithnjë e më shumë për klasën politike shqiptare kur kanë mbetur edhe tre javë nga shprehja e vullnetit të shqiptarëve përpara kutive të votimit.
Këtë e ka paralajmëruar ambasada amerikane përmes një mesazhi në Twitter ku thuhet se “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri”.
Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD Basha për të diskutuar mbi përparësitë e SHBA, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmbajtja e këtij mesazhi tregon qartësisht se zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë në lupën e SHBA. Turit të takimeve online të zotit Palmer nuk do t’i mungojë edhe bashkëbisedimi me kampionët e reformës në drejtësi dhe në fund do të ketë një bisedë me gazetarët të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.
Matthew Palmer është zyrtari i lartë amerikan që është gjendur pranë Shqipërisë në momentet shumë kritike të përplasjes politike apo edhe zgjedhjeve.
Kujtojmë që në qershor të 2019-ës kur Shqipëria ishte përfshirë në një krizë të fortë politike nga protestat e dhunshme të opozitës ku nuk mungonte molotovi, ishte Matthew Palmer i cili përmes një interviste në Top Channel tha atëherë deklaroi se “Djegia e mandateve parlamentare, bojkoti i zgjedhjeve, dhuna që kemi parë në protestat e organizuara politikisht janë, në themel, në kundërshtim me praktikat demokratike.
Ishte zoti Palmer ai i cili i vendosi një vijë të kuqe opozitës kur deklaroi se “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Këto deklarata bënë qe zgjedhjet e 30 qershorit te mos degjeneronin ne dhune siç ishte lajmëruar. Në kulmin e debateve pas çdekretimit të 30 Qershorit datës së zgjedhjeve lokale nga presidenti
Ilir Meta, Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer nuk u kursye për ta bërë të qartë pozicionin e SHBA kur i deklaroi Top Channel se 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë.
Fraksion.com