Rama publikon pamje nga Spitali Rajonal i Fierit: Shqipëria dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet
Është drejt përfundimit puna për ndërtimin e spitalit të ri Rajonal të Fierit, i cili do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk.
Kryeministri Edi Rama pa nga afër ecurinë e punimeve.
“Ja edhe hyrja e “stallës”, që u verboi sytë dhe u shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu. Mos u mërzisni miq demokratikas, Shqipëria nuk ndalet dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj. Dhe Shqipërinë do ta bëjmë ne, me durim të madh e me shumë punë, jo me gjumë e me shumë llafe nëpër gjumë”, deklaroi kryeministri.
Më herët, kryeministri Rama tha se deri tani kanë aplikuar për të qenë pjesë e ekipit mjekësor të këtij spitali 424 mjekë, infermierë, laborantë, imazheristë, farmacistë, etj.
Në këtë spital do të përfshihen nga Shërbimi i Urgjencës, shërbimet e ORL, Okulistikës dhe kirurgjia, Brenda të cilit do të jetë dhe një departament për kirurgjinë Speciale.
Spitali do të ketë edhe dhe pavionin e sëmundjeve infektive ku do të përfshijë një pavion COVID për të rritur kapacitetet aktuale.
Spitali Rajonal Memorial do të jetë spitali i parë ku do të pilotohet autonomia spitalore, kalimi në fazën tjetër të sistemit tonë shëndetësor kur spitalet do të marrin përgjegjësinë e administrimit 100 %.
Spitali do të pajiset nga sistemi turk i shëndetësisë, aparaturat, logjistika do të vijë nga Turqia. Në një periudhë tranzicioni do të funksionojë me personel të përzier, 50 personel turk dhe 320 shqiptarë.
Fraksion.com