Gazetarja vaksinohet në prani të kryeministrit; Rama: Jam këtu për çdo eventualitet, por s’do jetë e nevojshme
Nga kalaja e Beratit në një intervistë ndryshe për emisionin ‘Kjo javë’, kryeministri Edi Rama zbuloi se 50 mijë doza të tjera të vaksinës Astrazeneca pritet të vijnë shumë shpejt në Shqipëri.
Po ashtu Rama tha se janë siguruar 22 mijë doza Pfizer në prill, të cilat do të vijnë të ndara në tre transhe çdo javë.
Ndërsa një ditë më parë nisi vaksnimi me Sinovac për gazetarët dhe uniformat blu, moderatorja e emisionin ‘Kjo Javë’, Nisida Tufa zgjodhi të vaksinohet në prani të kryeministrit, si një mesazh sensibilizues për t’u mbrojtur nga virusi.
Fraksion.com