AktualitetPolitikëTë fundit

“Telashe” në koalicionin opozitar; PDIU ankimon vendimin që i dha LSI-së numëruesin e votave

Pas debateve në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së  u përplasën ndërmjet tyre, se cilës prej partive i takon numëruesi i katërt i votave, PDIU ka bërë një ankimim për grupet e numërimit.

Sipas Top Channel,  ankimimi është bërë ditën e sotme. Ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të hedhë shortin për përcaktimin e relatorit të kërkesës ankimore të depozituar nga Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Kujtojmë se tre ditë më parë duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017, PDIU pretendoi se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave duhet të ndahej me short me LSI pasi të dyja partitë ishin forca opozitare.

Por, përfaqësuesi i LSI-së, Altin Kaziaj u shpreh kundër duke ngritur si pretendim se vetë PDIU nuk ka listën e vetë të kandidatëve në fletën e votimit pasi është nën siglën e Partisë Demokratike. Argumentet e përdorura nga përfaqësuesi i LSI-së duket se e bindën Ilirjan Celibashin, i cili vendosi që këtë numërues ta marrë LSI.

 

Fraksion.com