Tabaku e Pampuri: PD, ndihmë për fëmijët autikë dhe familjet e tyre
Në ditën botërore të Autizmit, kandidatet për deputete të PD, Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri u takuan me prindër, terapeutistë dhe fëmijë.
Tabaku nënvizoi faktin se politika mund të bëjë më shumë për të ndihmuar fëmijët autikë dhe familjet e tyre.
Ndërsa Pampuri tha se, vendimet për çështje që kanë të bëjnë me autizmin autoritetet i marrin pa dëgjuar prindërit apo terapeutistët.
Ajo u ndal gjithashtu te pamundësia financiare që kanë shumë familje për t’i ndjekur terapitë, për shkak të kostove financiare.
“Di shumë mirë që ju shkoni të kërkoni terapi dhe gjithmonë e paguani atë me paratë tuaja. Disa prej jush lënë terapinë përgjysmë ,sepse nuk kanë para për ta ndjekur fëmijën në terapi. Unë di të them këtë, që do punojmë fort dhe e kam ngritur zërin aq sa kam patur mundësi, po do ta ngre më shumë që mos të shkoni ju te shteti, po të vijë shteti për të kontribuar për ju”, tha ajo.
“Unë ua premtoj me zemër, që ne kemi hartuar një program shumë të mirë social, brenda të cilit kemi mbështetje të jashtëzakonshme për personat të cilët janë të prekur nga autizmi. Janë fëmijë, janë adultë, të cilët mundet t’ia dalin”, shtoi Pampuri.
Fraksion.com