Rama me fermerët në Berat: Eksportet i çojmë në 1mld dollarë, mos rrini si ujqër të vetmuar, por bashkohuni që të kemi një nivel tjetër
Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të premte në Berat, ku zhvilloi një takim me fermerët, agropërpunuesit dhe grumbulluesit e produkteve bujqësore të kësaj zone.
Ai tha se objektivi është që eksportet shqiptare, të mbërrijnë në një mld dollarë në vit, e gjithashtu shtoi se shembulli i fermerëve të Moravës, është për t’u ndjekur në të gjithë territorin e vendit.
“Pavarësisht se namin e ka Lushnja, Berati është kthyer në një bujqësi të sipërmarrjes. Këta njerëz këtu, janë dëshmi nëse ke karakterin, punën e durimin, mund të ngjitesh në maja. Thonë shpesh gjatë kësaj kohe që jemi dhe në këtë fushatë, se ne s’paskemi program. Programi ynë është vizioni ynë, puna jonë, këmbëngulja dhe durimi ynë. Me vizion, karakter, me punë, e durim, ne do të vazhdojmë përpara duke zbatuar planin tonë të veprimin.
Shqipëria është në kushtet sot, ku mund të pretendojë të bëhet kampione e Ballkanit në turizëm, argoturizëm dhe transporte bujqësore. Pa diskutim fare, me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësi të shkojë në një nivel tjetër, Këto të treja janë baza e një punësimi cilësor. Patjetër që punësimi është një sfidë, patjetër që rritja e vendeve të punës së paguara më mirë është një sfidë e jashtëzakonshme, por këtu do të ishte e pabesueshme, sepse se dinë fare ça bëhet në fshat, nëse do të dëgjonin të ardhurat reale, jo të këtyre këtu, sepse këta nuk kanë limit, këta njerëz e gdhijnë në sera, e gdhin në ara, në fabrikat e tyre. Eksportet do i çojmë mbi 1 mld dollarë. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë.
Asnjëri nga këta si kanë ditur kthesat dhe skutat e labirintit në tregjet e huaja dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë, vjen dita që një njeri nga zona këtu, që e ka nisur duke mbledhur bimë medicinale, sot tregton në SHBA, Korenë e Jugut, pa diskutuar fare vendet e Evropës e Rajonit. Kjo është dije. Ashtu sikundër historia e hedhjes së produkteve, është e padijeve, nga ata që kanë qeverisur më parë. Ata kanë hedhur lekë me mbushur me karburante Mercedesët, ne nuk jemi në lartësinë e këtyre njerëzve akoma, kjo është një problem serioz, sepse këta dinë më shumë se ne në këtë punë. Këta janë dakord me mua që ne sot jemi pranë lartësisë ku këta janë, me atë që dimë e bëjmë. Koordinimi i këtyre dy forcave, na ka sjellë këtu për të parë sa shumë do të bëjmë akoma bashkërisht. Njerëzit në bujqësi duhet të kuptojnë që ujqër të vetmuar s’duhet të ketë, duhet të ketë grupe e organizime të një niveli tjetër. Si ujk i vetmuar jeton, por nuk siguron nivel jetese”, u shpreh Rama.
Rama ka treguar planin e veprimit për çdo sektor dhe ka përmendur dy shifra domethënëse, duke thënë se është dyfishuar puna i tokave bujqësore krahasuar me 7 vite më parë, si dhe është shumëfishuar kapaciteti i serave dhe eksportit. Rama shton më tej se: “7 vite më parë kishim raportin import-eksport 1 me 7, ne eksportimin 1 dhe importonim 7”, ndërsa sot importojmë vetëm 3 dhe eksportojmë 1.
“Ktheni pak kokën mbrapa 7 vite më parë dhe kujtoni rrugët e Shqipërisë, sa shumë tezga kishte ? Kudo që shkoje kishte tezga që shisnin produktet e fshatit. Si shpjegohet që në rrugët e Shqipërisë, pse ska tezga më? Sepse nuk ka më produkte që dalin me torba në treg, sepse grumbullohen në pika dhe shkojnë në eksporte dhe fermerët përfitojnë nga kjo punë.
Para dy ditës, ambasadori i BE bëri publik aprovimin e një tjetër mbështetje për bujqësinë, 90 mln euro. Jam shumë krenar që agjencia jonë ka bërë një kapërcim shumë domethënës duke e çuar Shqipërinë nga vendi i fundit në vendin e parë. Mund të marrim edhe më shumë para nga Europa për ju, pse jemi sot në vendin e parë? Para disa ditësh nga një nga shtetet e Ballkanit kërkuan të vijnë te agjencia për të marrë eksperiencë në Shqipëri sepse ne arritëm të përputhim aftësitë tuaja me kapacitetet tona mbështetëse. Nuk do të na mungojnë paratë, çështja është të shtyjmë përpara me vizion dhe ambicie për të ecur dhe zgjeruar.
Po përmend dy shifra që i thonë të gjitha, punohet më shumë se dyfishi i tokës bujqësore krahasuar me 7 vite më parë. Merita jonë është që ne ndërtuam një program të tërë për të pastruar rrugët e ardhjes së ujit dhe ikjes së ujit, duke sjellë ujin dhe duke garantuar kullimin. Pastaj këtu fillon merita e këtyre njerëzve që këtë mundësi e kthyet në një fuqi të re zhvillimi duke investuar në sera. Sot kemi shumëfishuar kapacitetet e serave dhe kapacitete e eksportit.
7 vite më parë kishim raportin import-eksport 1 me 7, ne eksportimin 1 dhe importonim 7. Kulmi! Sot ne importojmë vetëm 3 dhe eksportojmë 1, kemi përgjysmuar importet dhe rritur eksportet. Do të thotë që produkti vendas është shumë më i pranishëm në tregun e brendshëm. Ambicia për ta bërë Shqipërinë kampione në turizëm, agro turizëm është realitet objektiv që tregon karakter, forcën e madhe të karakterit për tu qepur punës, për të këmbëngulur edhe aty ku gjërat të vijnë kundër, sepse ju jeni aktorët e një tregu që është shumë i lidhur me motin.
Çështja është të realizosh dhe që të realizosh është një deti i tërë nga e thënë në të bërë”, u shpreh Kryeministri.
Fraksion.com