Rama batuta me fermerët e Beratit: Më trondit perspektiva që dikush të më thotë gjyshi
Nga takimi me fermerët në Berat Rama sulmoi dhe opozitën, teksa u shpreh se me programin e saj se do të ulë sigurimet shoqërore e do të rrisë pensionet, ajo po ua jep sapunin për djathë qytetarëve.
Ne jemi shumë të bindur që së bashku, me të gjithë ata që e duan punën, do ja dalim ta çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër. Ju falënderoj për një arsye shumë personale. Mund të mos e besoni, por kjo është e vërteta ime. Ju jeni frymëzim, inkurajim i madh për mua. Kur vij e shoh një fabrikë të re, kur shoh njerëz si ju marr një kurajo të madhe. Unë, bashkë me ju, mund të ngulim një flamur në hartën e historisë sonë dhe ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë, vendin që meritojnë fëmijët tanë. Mua më trondit perspektiva se mund të dalë ndonjë figurë e vogël e të më thotë ‘gjyshi’”, tha kryeministri Rama.
Fraksion.com