AktualitetPolitikëTë fundit

Masakra e 2 prillit; Meta nga Shkodra: Shqipëria vuan ende nga fenomeni i partisë-shtet. Momenti të nisemi të gjithë drejt 25 prillit

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Shkodër, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për masakrën e 2 Prillit, ku tha se edhe pas 30 vitesh, Shqipëria vuan ende nga “fenomeni i partisë-shtet”.

Meta tha se ende në Shqipëri mungon demokracia dhe zgjedhjet e lira, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve se “është momenti të nisemi të gjithë drejt 25 prillit”.

“U vranë pabesisht vetëm sepse dolën në mbrojtje të demokracisë. sot jemi këtu për ti nderuar ata dhe për ta çuar deri në fund amanetin e tyre, por edhe të dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe mendimi e lirë në Shqipëri, sepse ende Shqipëria Vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, nga kapja e shtetit që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit. Është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare por të vendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe demokracisë.

Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë gjithmonë në krye të këtij marshimi. Duke e bërë çdo gjë për suksesin e demokracisë, ne nderojmë jo vetëm sakrificën e martirëve të 2 Prillit, por edhe atyre që në emër të fjalës së lirë, demokracisë, u martirizuan gjatë të shkuarës së errët të regjimit autoritar.  Vendi është në një situatë kritike, nga ku unë jam i bindur se do dalim me sukses pas ndërgjegjësimit se vota është e shenjtë.

Unë çdo përgjegjësi që kam do ta shlyej duke qenë në mbrojtje të votës së lirë më 25 prill. Kështu do nderojmë edhe kujtimin e të gjithë patriotëve që u martirizuan. Fuqinë e kësaj vote ta përdorim për të mbrojtur demokracinë, për të mos lejuar më shpopullimin e Shqipërisë, e për t’i zëvendësuar ata me qytetarë nga vendet e tjera, pasi do mjaftonte një fshat i Indisë për të shpopulluar.

 

Fraksion.com