AktualitetPolitikëTë fundit

“Lufta për vaksinat”; Duka: Kontratat e blerjes së vaksinave janë  marrëveshje ligjore jo fotografi personale

Kreu i i PAA Agron Duka ka reaguar lidhur me  Deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili tha dje në Rogozhinë  se shqiptarët rrezikojnë t’u ndërpritet vaksinimi në rast se ai humbet zgjedhjet më 25 prill.

Sipas Dukës kjo dëshmon mentalitet qeverisës kriminal për pushtet absolut dhe të përjetshëm. Ndërkaq Duka siguron se asnjë kompani e prodhimit të vaksinave në botë s’bën kontratë me individët në qeveri, por me vetë qeverinë.

Rama po kërcënon shqiptarët me vdekjen.  Deklarimi i tij se po humbi ai  zgjedhjet,  do të ndërpritet vaksinimi,  dëshmon një mentalitet qeverisës kriminal për pushtet absolut dhe të përjetshëm.  Kjo sepse:

1.Asnjë kompani e prodhimit të vaksinave në botë nuk bënë kontratë me individët në qeveri por me qeverinë e çdo vendi.

2. Kontratat e blerjes së vaksinave janë  marrëveshje ligjore jo fotografi personale.

3. Keq përdorim i vaksinave për mbijetesë personale – është moralisht i turpshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.

4. Prova konkrete se vaksinimi nuk ka të bej me rotacionet politike është Qeveria Kurti në Kosovë e cila sapo mori një mbështetje të konsiderushme vaksina nga projekti global i Covax.

Rilindasi në ikje po lë pas dështimin edhe psikologjik, duke zgjedhur si aleat të tij kërcenimin me vdekje të qindra mijëra shqiptarëve që nuk e kanë bërë akoma vaksinën. Ky kërcenim kriminal është prova më e qartë për çdo shqiptarë përse rotacioni është jo vetëm i domosdoshëm por edhe i menjëhershë.

Ndryshimi do të ndodh  me votë plebishitare. T’a shpëtojmë të ardhmen tonë nga ky model qeverisje që pasi ju vodhi shqiptarëve disa miliardë lekë, euro apo dollarë, pasi ju vodhi shpresën dhe të ardhmen evropiane, i kërcënon shqiptarët se do t’ju marr edhe jetën po nuk votuan atë dhe vetëm atë që sic thotë edhe vete është “lypsari më i madh’ i shqiptarëve. Me këtë kërcenim kriminal –  “Rilindasi i frikës dhe vdekjeve” tregon se ka lypur gjithmonë për lavdin dhe pushtetin e tij personal, por  i ka varfëruar më shumë shqiptarët”, thotë  Duka  në Facebbok.

“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vdes. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë armë që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur armikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë?

Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Sali thotë që vaksina të vdes.  Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve.  Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t’i shërbesh njerëzve”, tha Rama në një takim ditën e djeshme në Rrogozhinë.

 

Fraksion.com