AktualitetPolitikëTë fundit

“Gëzimi i Metës dhe Lulepartisë, i neveritshëm”; Rama reagon për gjyqin ndaj Bechettit: Vendim i padrejtë, beteja vazhdon

Kryeministri Edi Rama Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me gjyqin që Shqipëria humbi ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, ndërsa i ka kthyer dhe një përgjigje presidentit Ilir Meta.
Në një postim në Twitter Rama e cilësoi reagimin e Metës të neveritshëm.

Sipas Ramës, Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon. Mes të tjerash ai thekson se gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon! Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”- shkruan Rama në reagimin e tij.

 

Fraksion.com