Dhjetëra të vdekur e 72 të plagosur nga përplasja e trenit në Tajvan
Agjencia e lajmeve “Reuters”, raporton se treni i shpejtësisë së lartë, që po udhëtonte nga Taipei në Taitung doli nga shinat, e u përplas me një kamion.
Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur dhe 72 të tjerë janë plagosur, shkruan Reuters
Gjithsej në bordin e trenit ishin 350 pasagjerë, e fatmirësisht 100 prej tyre kanë arritur të shpëtohen në vend.
Sipas raportimeve, kamioni ishte vendosur shumë pranë shinave të trenit, çka ka sjellë më pas edhe përplasjen që shkaktoi një tragjedi.
Fraksion.com