AktualitetPolitikëTë fundit

Albana Vokshi në njësinë 9 në Tiranë: Me votën tonë bëjmë ndryshimin, duhet të rimarrim ritmet e zhvillimit

Kandidatja për deputet e PD në Tiranë, Albana Vokshi, ishte sot në një takim elektoral në njësinë 9, ku tha se qytetarët janë braktisur gjatë këtyre 8 viteve të PS-së në pushtet.

Vokshit tha se  kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj “nuk sjellin dot ndryshimin”, ndërsa shtoi se kryeqyteti ka ngelur akoma me projektet që ka bërë Lulzim Basha kur ishte në krye të kësaj bashkie “dhe që këta i lanë në mes”.

“Gjithë shteti punon për disa pushtetarë dhe oligarkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk sjellin dot ndryshim Ndryshimin e bëjmë me votë në 25 prill, për të patur qeverinë e Lulzim Bashës që kujdeset për ju. Akoma ka ngelur Tirana me projektet që ka bërë Lulzim Basha dhe që këta i lanë në mes”, tha Vokshi.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PD-në më 25 prill.

“Duhet të rimarrim ritmet e zhvillimit. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke votuar masivisht për PD. 25 prilli do të jetë dita e fitores për fëmijët tanë”, shtoi Vokshi.

 

Fraksion.com