AktualitetPolitikëTë fundit

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit”; Rama pedagogëve në Shkodër: Na duhet e shkruar nga ju Platforma për universitetet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër me pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Në këtë takim Rama është njohur me kërkesat që pedagogët kanë për të bërë të mundur një ndërhyrje mes teorisë dhe praktikës.

Gjatë takimit me pedagogët në Shkodër kryeministri  është shprehur kemi bërë shumë përparim duke menduar gjendjen në të cilën kanë qenë universitetet sipas tij.

Rama theksoi se shqetësimet e tyre duhet të përkthehen në një platformë për universitetin.

“Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri 1 dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit. Ka disa çështje që janë bërë themelore, me ligjin për arsimin e lartë e kemi shtyrë shumë fort procesin për autonominë por nuk mjafto që ta shkruash pasi zbatimi është një tjetër sfidë. Autonomi në rastin e universitetit kuptohet si liri por jo si përgjegjësi, por ato janë bashkë dhe vetëm në një mënyrë të tillë mund të funksionojë. Ajo që na shqetëson ne është se është e domosdoshme që gjërat këtu duhet të shkojnë drejt vënies në shfrytëzim të autonomisë. Unë mendoj se dy janë korsitë e ecjes një është ajo që ju thoni copëzat tuaja të shqetësimit që duhet të përkthehen në një platformë për universitetin dhe ju të kërkoni që ta hartoni dhe të kërkoni që për një dekadë do të shkoni diku dhe synime tuaja për këtë periudhë. Të gjithë këto detaje të sqarohen. Ministria e Financave është e krijuar për të thënë jo, Po-ja është luftë e madhe ty edhe për mua”, ka thënë Rama.

Mes të tjerash, Rama tha se në vendin tonë ka ose kamerierë, ose super-menaxherë, dhe mungon ajo pjesa e mesme, ku në fakt janë një zinxhir i tërë shërbimesh.

“Unë mendoj se dy janë korsitë ku duhet të ecim, njëra është që këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush dhe të themi që këtu duhet të shkojmë për një dekadë.

Të gjitha detajet duhet të sqarohen, të jetë e konsultuar dhe e bashkërenduar me ministrinë. Ne duam që universitetit t’i japim një funksion ndryshe. Universitetet duhet të fillojnë të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional. Ne kemi o kamarierë, o super-menaxherë, në mes ku është një zinxhir i tërë shërbimi, ne nuk kemi, flas nga pikëpamja që ta përgatisë universiteti. Ne duhet të fokusohemi tani te kjo pjesë. E fundit, por më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti “Luigj Gurakuqi”, por merr diplomën e Universitetit të Sienës. Pastaj, le të ikin jashtë, por ama t’i kenë shanset edhe këtu. Në këtë drejtim duhet të synojmë ne.

Duhet të jetë gjëja më normale që Rektori flet me ministrin, jo me të tjerë. Na thoni cfarë nuk shkon nga ne, dhe e rregullojmë. Por, ju duhet të uleni dhe të bëni një platformë zhvillimi 10-vjeçare. Të mos jemi pre e inercisë, por t’i shohim nevojat imediate ku do të shkojmë pas 10 vitesh. Ju e kuptoni edhe vetë se duhen çarë shtigjet, duhet vetëm një projekt i shkruar. Ndryshe hyjmë në një cikël vicioz inercie, ku njëra palë kërkon në mënyrë kaotike, një këtu e një atje, dhe pala tjetër thotë jo këtu e jo atje.

Një nga mangësitë më të mëdha që kemi sot është mungesa e redaktorëve. Ne sis shtet nuk arrijmë dot që të kemi shkresa, që të tjerët të mos qeshin me ne. Pata kërkuar, në Kryeministri kemi redaktor të gjuhës, nuk firmos shkresë me gabim. Është skandal që shteti vetë, gjuhën e vet zyrtare, nuk e shkruan saktë në dokumente zyrtare. Mund t’i vësh redaktorë tanë gjithë sistemin, por ku t’i gjejmë. U bë ky vend që u bëmë mësues ata që nuk dinë as shkrim, as këndim. Mësuesi është figurë, nuk është një punëtor. Në këtë drejtim janë bërë goxha përmirësime”, u shpreh kryeministri Rama.

 

Fraksion.com