AktualitetTë fundit

KPK konfirmon në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë, Elisabeta Imeraj, prokurore/drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pas seancës dëgjimore të 24 marsit trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia vendosën që Imeraj të konfirmohej në detyrë.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004, dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Shkodër punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

 

Fraksion.com