E infektuar me Covid, në terapi intensive: 29 vjeçarja sjell në jetë foshnjën e saj
Një 29-vjeçare, ka sjellë në jetë fëmijën e saj, pasi sfidoi me sukses koronavirusin.
Lajmin e ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në “Facebook”. “Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me Covid falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha”.
Sipas ministres, ndërhyrja ka qenë e vështirë por dhe nëna, dhe foshnja ia dolën mbanë dhe tashmë janë kthyer në shtëpi. “Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e Covid 19, ia doli mbanë
Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi”.
Fraksion.com