AktualitetPolitikëTë fundit

“E ardhmja para syve tuaj”; Videomesazhi i Ramës: Shqipëria dhe fëmijët, si një diell i vetëm

Kryeministri  Edi Rama ka nisur  sot ditën  e parë të muajit prill me një mesazh ku ai shënon dhe muajin zgjedhor.

“Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”.

Kryeministri Rama publikoi një video me pamje nga tre shkolla të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në video shfaqen shkollat 9-vjeçare“Ahmetaq”, “Shaqe Mazreku”, “Ramazan Subashi”, si dhe disa momente të bukura ku në fokus janë fëmijët gjatë procesit të mësimit, si dhe aktiviteteve të tjera sportive e kulturore në shkollat e rindërtuara me kushte bashkëkohore.

Më herët Kryeministri Rama është shprehur se nga Programi i Rindërtimit do të ndërtohen më shumë shkolla të reja nga themelet, seç janë ndërtuar në të gjithë Shqipërinë nga të gjitha qeveritë e mëparshme të marra së bashku.

Në kuadër të programit të rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane, do të jenë gati brenda vitit 2021.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com