AktualitetPolitikëTë fundit

Çupi në Dibër: Investimet për fshatin, prioritet për qeverinë e PD

Kandidatja e PD në qarkun Dibër, Dhurata Çupi zhvilloi takime me banorët e fshatrave Gurrë e Madhe, Mishtër, Dom, dhe Shulbater.

Çupi u takua me shumë burra e gra, të cilët u shprehën se ndihen të braktisur, pasi në këtë zonë ka akoma familje që jetojnë në çadër.

Kryefamiljari i tha Çupit se jeton në çadër prej nëntorit 2019, me fëmijë të vegjël dhe pa asnjë ndihmë, pasi askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk jep një zgjidhje.

“Në 8 vjet ju keni përjetuar në çdo aspekt dështimin e kësaj qeverie, e cila vetëm ju ka rënduar, pa ju ndihmuar fare. Për shkak të kësaj qeverie, Dibra është sot një nga zonat me largimin më masiv të njerëzve dhe ne këtë duhet ta stopojmë”, tha Çupi.

“Qarku i Dibrës është një nga zonat ku qeveria e PD do të investojë me prioritet për të ndalur shpopullimin dhe për të siguruar një jetë normale për banorët”, theksoi Çupi, duke shprehur besim se shumica e banorëve të Dibrës do të votojnë PD dhe ndryshimin në 25 prill.

 

Fraksion.com