AktualitetPolitikëTë fundit

Akuzat për vaksinat; Rama: Kur dëgjon sharlatanët, të vjen të puthësh Dash Shehin në buzë! Ironi opozitës: Vjen dhëndri e fejohet me covidin

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me qytetarët në Kavajë ditën e sotme të kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe në takimin e sotëm ai nuk ka lënë pa ironizuar opozitën dhe mënyrën që kanë zgjedhur për të zhvilluar fushatën. Rama e krahasoi sërish me dhëndrin Bashën, i cili sipas tij vjen mbi makinë e i fut një fejesë me covidin.

“Ne kemi shumë respekt për traditat por nuk llokoçitemi mbi tavën e dheut me raki. Vjen dhëndri mbi makinë e mblidhen pishtarët për dasmë e i fusin një fejesë me covidin. Sa të rritet pak virusi tu dalë dasma për hundësh. Po ata janë qorra, gdhirë e ngrysur janë tapë, liri demokraci po si mund të luftohet komunizmi duke u përqafu me covidin? Janë lemerisur vendet më të zhvilluara, u mbyll Franca. Jemi të detyruar të respektojmë këtë moment të demokracisë, por përpara PS dhe politikës e karrigeve është shëndeti i të gjithëve. Nuk mund të trajtohen njerëzit më besnikë ashtu. Verbëria e tyre është aq e madhe sa po nuk u kujdes udhëheqësi ata nuk pyesin fare”, tha Rama.

Rama ka reaguar nga Kavaja me tone të ashpra ndaj akuzave të vaksinave kineze, duke thënë se askush nuk do e ndalë procesin e vaksinimit.

Këtu ka disa që votojnë fantazmën, ju janë bërë fëmijët burra dhe votojnë fantazmën. Po peco vasilin çe do? Janë njerëz që janë njësoj si virusi. Virusi vret, plagos, dërrmon familje, komunitete, shtete, këta helmojnë çdo ditë për llogari të virusit dhe kulmi i kulmit, në momentin që gjyshet e këtij vendi marrin frymë lirisht, janë edhe më të dobëtit në të gjitha aspektet dhe të privuar edhe nga dielli e ajri se dalin me shumë kujdes edhe për të marrë ajër tamam kur ju vjen shpëtimi. Kur kemi mundësi t’jua japim armën që e asgjëson këtë armik, këta dy sharlatanë dalin e thonë se vaksinat janë vdekjeprurëse, thonë që vaksina kineze i vdes këta që janë mbi 60 vjeç e ku di unë çfarë fantazish, mendjesh të shturura. Të keqen e Dash Shehit, kur dëgjon këta është të kërkosh Dash Shehin për ta puthur në buzë”, tha kryeministri.

Ai gjithashtu përmendi deklaratat e PD-së, ku thuhet se populli ia futi kot rreth 8 vite më parë kur zgjodhi PS-në në krye të vendit.

 “Me gojën e tyre thonë 8 vjet më parë ndodhi një aksident dhe nga ky aksident, PD humbi dhe PS fitoi. Pra sipas tyre, populli ja futi kot sepse duhet të vazhdonte të mbante po ata. Kjo tregon se nuk kanë nxjerrë asnjë mësim, nuk kanë bërë asnjë reflektim.

Besoj që shqiptarët do vazhdojnë rrugën e ngritjes, por sidoqoftë është e rëndësishme që këto ditë të mos harrohet të thuhet përse ata nuk e meritojnë një shans tjetër sepse shumë kush harron dhe nga ana tjetër jam i vetëdijshëm që njerëzit e ndershëm, të mirë, që jetojnë me punën e tyre, që presin më shumë, kanë të drejtë të jenë të mërzitur, të pakënaqur, kanë të drejtë të kërkojnë shumë më shumë nga ne dhe jemi të detyruar të pranojmë se ata kanë të drejtë. Ne përpiqemi të jetojmë me kohën e sfidat e kohës”, theksoi Rama.

 

Fraksion.com