AktualitetPolitikëTë fundit

“Ai ishte drita jeshile e çdo tuneli ku unë kam hyrë”; Rrëfimin emocionues i Mimi Kodhelit

Në  emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin publiku pa një tjetër aspekt të dy zonjave të politikës Mimi Kodheli dhe Jozefina Topalli, atë të gruas së fortë që bëhet po aq e brishtë kur bëhet fjalë për familjen.

Në njërën nga rubrikat e programit, “Cili je ti more burrë”, duhet të flisnin për një burrë që ka ndikuar në jetën e tyre dhe pse jo një shembull i mirë për tu ndjekur.

“Unë e kam të thjeshtë këtë sepse burri për të cilin do flas është drita jeshile e çdo tuneli ku unë kam hyrë, ka qenë gjithmonë në fund të tunelit. Babai im mungon prej më shumë se 30 vjetësh por do ndaj me ju diçka jo të zakonshme që një baba mund të bëjë për një vajzë. Momentin kur unë kam lindur ai filloi të mbante ditar dhe ka një faqe të parë që është reflektim mbi jetën. Ky ditar nuk është për të treguar hapat e tu të parë, fjalën e parë por sakrificat që do bëjmë unë dhe nëna jote për të rritur një qytetare të denjë. Në fund thotë: Kujto dhe vetëm kujdo që në jetë fiton gjithmonë ai që është i ndershëm dhe i drejtë. Pikërisht kjo gjë më ka shoqëruar si një fill i artë që nga dita kur fillova të kuptoj për çfarë bëhet fjalë e deri më sot. Nuk e di a ja kam dalë që ai edhe atje ku është të jetë krenar për vajzën e vet por jam munduar shumë ta bëj këtë gjë.“,- përfundoi këtë rrëfim plot emocione, Kodheli.

 

Fraksion.com