“12 vjet ne NATO”; Peleshi: Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancë si një partner i dobishëm e i besueshëm
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në 12 vjetorin e anëtarësimi të Shqipërisë në NATO, e ka kujtuar këtë ditë përmes një videoje të punës së EOD-së, një strukture të Forcave të Armatosura, që e kanë nderuar vendin tonë në gjirin e NATOS-s me suksesin e saj.
Përmes një postimi në rrjetin tij social Facebook, ai shkruan se Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm.
“Prej 12 vjetësh, Shqipëria ka zënë vendin e saj në Aleancën e NATO-s, jo thjesht si një anëtar formal, por tashmë si një partner i dobishëm e i besueshëm. Nuk ka shembull më të dukshëm të kësaj dobie e besueshmërie, sesa rritja dhe përsosja e EOD, një strukturë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila ka bërë emër të mirë dhe e ka nderuar vendin tonë në gjirin e NATO-s me suksesin e saj.”, shkruan Peleshi.
Postimi i ministrit Peleshi:
Fraksion.com