AktualitetNATO/BETë fundit

“Resolute Support Mision”; NATO: Turqia përpjekje të vazhdueshme për sigurinë në Afganistan

Turqia vazhdon përpjekjet e saj për sigurinë e qëndrueshme të Afganistanit, përmes Misionit të Mbështetjes së Vendosur të udhëhequr nga NATO

Më 30 mars 2021, gjenerali turk Selçuk Yurtsizoğlu mori kryesimin e Komandës Kryesore të Trainimit, Këshillimit, Ndihmës të Misionit Mbështetja e Vensodur e Kryesuar nga NATO, në Afganistan. Ai mori flamurin e  drejtimit nga gjenerallejtnant Nicola Zanelli, Zëvendës Komandant i Misionit të Mbështetjes së Vendosur të NATO-s. Gjeneralbrigade Yurtsizoğlu zëvendësoi gjeneralbrigade të FA turke Ahmet Yaşar Dener.

Ambasadori i Lartë Civil i NATO-s në Afganistan, Ambasadori Stefano Pontecorvo dhe Ambasadori Turk në Afganistan Oğuzhan Ertuğrul gjithashtu morën pjesë në ceremoni.
“Përpjekja juaj e jashtëzakonshme në trajnimin, këshillimin dhe ndihmën e Divizionit  Kryesor 111, të Ushtrisë Kombëtare Afgane, qendrës së Policisë së Qytetit Kabul dhe agjencive të tjera të sigurisë këtu në Kabul është thelbësore, jo vetëm për Forcat e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare Afgane, por edhe për suksesin e Misionit tonë dhe mbrojtjen e forcës sonë, ”tha gjenerallejtnant Zanelli. “Falënderimet e mia sot nënkuptojnë vlerësimin e të gjithë familjes së Mbështetjes së Vendosur për angazhimin dhe efektivitetin tuaj.”

Gjeneralbrigade Yurtsizoğlu tha se Trainimii, Këshillimi, Ndihma e Komandës dhe kontigjenti turk “do të vazhdojnë të shërbejnë në bashkëpunim të ngushtë me Mbështetjen e Vendosur dhe homologët e tij Afganë, siç ka qenë gjithmonë”.

Turqia, me kontigjentin e saj prej 600 trupash, është një kontribues jetik në misionin e Mbështetjes së Vendosur. Trainim, Këshillim, Ndihmë e Komandës-Kryesore është një njësi shumëkombëshe e udhëhequr nga Turqia e përbërë nga personel nga aleatët e NATO-s dhe partnerë, duke përfshirë Azerbajxhanin, Republikën Çeke, Maqedoninë e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara, për të këshilluar forcat afgane të sigurisë dhe të mbrojtjes në rajonin e kryeqytetit.

Themeluar në 2015, Resolute Support është një mision jo-luftarak i udhëhequr nga NATO për të stërvitur, këshilluar dhe ndihmuar Forcat Afgane të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të cilat morën përgjegjësinë mbarëkombëtare për sigurinë e Afganistanit pas përfundimit të Forcës së Ndihmës Ndërkombëtare të Sigurisë të udhëhequr nga NATO. Qëllimi i misionit është të ndihmojë forcat dhe institucionet afgane të sigurisë të zhvillojnë kapacitetin për të mbrojtur Afganistanin dhe për të mbrojtur qytetarët e saj në një mënyrë të qëndrueshme.

 

Fraksion.com