AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Mos t’ju shkojë mendja për vaksina, nëse PD kthehet në pushtet!

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve nga Lezha se procesi i vaksinimit dhe rindërtimit nuk do të ecin me këto ritme nëse PD-ja fiton zgjedhjet ndërsa shtoi se pushteti në të vërtetë do t’i shkojë Sali Berishës dhe Ilir Metës pasi Lulzim Basha është një lider pa karakter. “Por as mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi do të vazhdojë kështu nëse ata që kthehen, as mos t’ju shkojë mendja se vaksinat do vazhdojnë të vijnë kështu siç po vijnë, unë po them se çfarë do të ndodhte, ne kemi ambicie që ta lehtësojmë sezonin turistik ta lehtësojmë maksimalisht duke vaksina tani çdo ditë mendoni se kjo gjë vazhdon”, tha Rama.

Me nje minutë heshtje ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama në Lezhë, në nder të ish-deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi jetën një ditë më parë, si pasojë e COVID-19. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka falenderuar të gjithë kundërshtarët për ndjeshmërinë e treguar, e ndërsa tha se një gjë e tillë duhet të tregohet edhe për të mos shkelur kufirin e njerëzores për vota, referuar takimeve të kryedemokratit Lulzim Basha në shkelje të masave anti-COVID.

Rama ka ironizuar sërish opozitën, ku e ka krahasuar kreun e PD-së me personazhin e Gjinos në komedinë “Përrallë nga e kaluara”. “Luli është thjeshtë dhëndri që ka nisur më shpresën që do të bëhet një dasmë. Nusja që kërkohet është Shqipëria, Luli është si Gjinua kërkohet për shkesët për Saliun për Ilirin dhe Monikën. Gjinua është për të krijuar idenë që një dasmë do të ndodhë, djali është i mirë, por më duket se gjumi i tepërt i ka dëmtuar atë zonën që mendon”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe 2 kryesuesit e listës së PD-së në Lezhë, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkaj, sipas së cilit ky i fundit është vetëm një “lolo”, të cilin e njeh mirë pasi ka pasur disa herë përballje.

Në përgjigje të kundërshtarëve se po përdor procesin e vaksinimit për fushatë, Rama tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Rama tha se kjo qeveri ka bërë vetëm detyrën, gjë që sipas tij, askush tjetër nuk di ta bëjë siç ata. “Vaksinat nuk na erdhën nga qielli”, tha Rama, por është rezultat i punës që qeverisë së tij, që sipas tij bëri që Shqipëria të jetë vendi i dytë në rajon që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë, edhe pse u braktis nga BE-ja.

 

Fraksion.com