AktualitetPolitikëTë fundit

Rama mbledh në takim online kandidatët për deputet: Bëni fushatë për PS-në, promovoni ’12’ dhe jo numrin tuaj personal që keni në listë

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialsite,  ka thirrur në një mbledhje të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se mbledhja nisi në orën 20:30 dhe është zhvilluar online.

I gjithë fokusi ka qenë te mënyra e të bërit fushatë nga kandidatët për deputet, ku mësohet se kryesocialisti u ka kërkuar që të mbledhin votat për Partinë Socialiste dhe jo në emra të veçantë, me qëllim që të arrihet objektivi i vendosur, një minimum mandatesh nga 78 deri në maksimumin 88. Rama u ka “tërhequr” vëmendjen, veçandërisht emrave të sigurt në lista, dhe ua ka ndaluar që të publikojnë numrin e tyre personal sipas renditjes në listë, por të gjithë duhet të fokusohen te numri “12”, që i përket PS-së në fletën e votimit. Një gjë e tillë, mësohet se është bërë me qëllim që të mos shpërqëndrohet votuesi, por edhe për të mos lejuar garën brenda llojit.

Kjo mbledhje vjen kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku mësohet se kreu i qeverisë u ka ndarë porositë.

 

Fraksion.com