AktualitetPolitikëTë fundit

Basha me fermerët në Roskovec: Bujqësia u la në harresë në 8 vitet e fundit

Në vizitën e tij në qytetin e Fierit, kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Roskovec ku ka biseduar me fermerë të zonës.

Në bisedën që patën me Bashën, fermerët ngritën disa shqetësime si mungesën e subvencioneve, mungesën e tregut dhe infrastruktura shumë e keqe.

Basha tha se bujqësia është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe që është lënë në harresë në 8 vitet e fundit.

Sipas tij, 100 milionë euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vetë karta e identitetit tё fermerit, 50 milionë euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agropёrpunimin dhe heqja e ‘taksës Rama’ mbi karburantin, janë disa nga hapat që do të ndërmerren.

“Unë dua të them vetëm dy fakte: Shqipëria buxheton çdo vit një shifër 7, 8, 9 apo 10 milionë euro për gjoja subvencione. Kurrë nuk kanë mbërritur tek ju këto 8 vite. Por kanë mbërritur tek një grusht oligarkësh, importuesish apo klientësh të qeverisë. Çfarë do të thotë mbështetje direkte? Në bazë të hektarëve që kultivon, në bazë të krerëve që mbarështon, në bazë të tyre jepet dhe subvencioni. Në bazë të kulturave që prodhon. Dhe kjo është arsyeja pse prodhimet e tyre dhe prodhimet e fermerëve europianë hyjnë në tregun tonë dhe hyjnë shpeshherë me çmime më të ulëta se prodhimet tona. Si rezultat, prodhimet tona që janë të një cilësie të jashtëzakonshme, këto prodhime jo vetëm që nuk shiten, por kalben”, tha Basha.

“Më 25 prill është dita për t’i dhёnё përgjigje përfundimtare kësaj pyetjeje. 25 prilli ёshtё dita kur do tё keni mundësinё o tё vazhdojmë kёtё rrugё qё po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron fermerin shqiptar, ose tё bëhemi dhe ne si gjithё tё tjerët, qё do tё thotë se pas 25 prillit me mua kryeministёr do tё kemi njё program tё veçantë mbështetje financiare pёr fermerin shqiptar”, u shpreh kreu i PD.

Ai nënvizoi se, “dy shtyllat kryesore financiare tё programit janë subvencionet, me njё vlerë totale tё barabartë me atё qё subvencionojnë sot fqinjët tanё. 100 milionë euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vetë karta e identitetit tё fermerit. Nuk do tё ketë nevojë fermeri shqiptar pёr njё Nipt tjetër përveç kartës personale tё identifikimit. Dhe 50 milionë euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimin, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agropёrpunimin, pёr magazinimin, pёr frigoriferët, nё mënyra qё absolutisht qё asnjё produkt, asnjё pikë djerse e fermerit shqiptar tё mos shkojë kot”.

“Qëllimi ynë ёshtё qё përmes këtij programi nё radhë tё parё tё garantojmë qё prodhimet tuaj tё shkojnë nё tregun shqiptar me çmime konkurruese me çdo prodhim tjetër qё vjen nga jashtë. Qё të mos mbetet prodhimi shqiptar i pashitur pёr shkak tё konkurrencës qё vjen nga prodhimet e subvencionuara tё fermerëve nga jashtë, dhe pёrmes kësaj do tё arrijmë qё pёrmes tokave do tё nxirrni bukën e gojës, jo thjesht paguani kredinë apo borxhin qё duhet tё merrni, por tё zeroni koston e prodhimit dhe djersa juaj të kthehet në fitim domethënës”, tha Basha.

 

Fraksion.com