AktualitetPolitikëTë fundit

Ndahet nga jeta Bashim Fino; Mimi Kodheli nxjerr foton e rrallë: Shok i kohërave të vjetra e moderne

Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja e Mbrojtes,  Mimi Kodheli,  ka reaguar me një mesazh prekës mëngjesin e sotëm, teksa është ndarë nga jeta deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino, i prekur kohët e fundit me COVID-19.

Kodheli ka postuar një foto jeta studentore me  deputetin e ndjerë me  shënimin se kanë mbetur shokë deri në fund.

“Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino”, shkruan Mimi Kodheli në mesazhin e saj.

 Mesazhi i Deputetes Kodheli

Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino.Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!

May be a black-and-white image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme

Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

 

Fraksion.com