AktualitetTë fundit

Homazhet për Fino, Meta: Një njeri bujar që dinte të ndante raportet politike dhe shoqërore

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar homazhet për Bashkim Finon, ku shprehet se ai ishte një figurë frymëzuese për të gjithë. Meta tha se Fino kishte një zemër të madhe dhe se dinte të ndante raportet politike nga ato njerëzore e shoqërore.

“Në një moshë shumë të re ai u bë një figurë frymëzuese për në të rinjtë në atë kohë si kryetra i Bashkisë së Gjirokastrës, një punë që e bëri me shumë sukses. Kam kujtime të veçanta me të pasi ishte gjithmonë përkrahës i të rinjve dhe shumë i dhënë pas sporti, dy pika që na bashkonin. Ishte njëri shumë bujar, njerëzor dhe tolerant dhe dinte të dallonte dallimet politike nga raportet njerëzore dhe shoqërore. Momenti i sotëm ishte shokues edhe pse kishte pasur disa sfida që kishte kaluar me shëndetin”, tha Meta.

 

Fraksion.com